Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave në aksidentin me 13 të vdekur në autostradën Shkup-Tetovë.
“I prekur thellë nga lajmi i trishtë për aksidentin e rëndë në autostradën Shkup-Tetovë, ku në mënyrë tragjike, raportohet të kenë vdekur 13 persona e shumë të tjerë të lënduar. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar Limaj në rrjetin social Facebook.
Deri tani raportohet për 13 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur pasi autobusi humbi kontrollin në rrugën Shkup-Tetovë.
Hetimet për shkakun e aksidentit janë duke vazhduar.