Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj në mbrëmjen e sotme ka takuar strukturat e partisë në Deçan. Me këtë rast, ai tha se fryma socialdemokrate është e ardhmja e Kosovës. I pari i Nismës, strukturave të Deçanit iu tha se Kosova ka nevojë për një politikë shtetërore të mençur që bashkojnë njerëzit.
“Vendi sot ka nevojë për njerëz që shohin përtej pragut, përtej shtëpisë së vet, lagjes vet. Kosova sot është e vogël për mos të bërë këtë ashtu siç është…Kosova sot ka nevojë për politikë shtetërore të mençur të urtë. Kosova ka nevojë për njerëz kompetentë që dinë të ofrojnë ebashkojnë rrymat e ndryshme brenda parlamentin dhe jashtë saj”, tha ai.
Limaj edhe qytetarëve deçanas iu foli për disa nga prioritetet qeverisëse të tij, të cilat janë zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, fuqizimi i drejtësisë fuqizimi i prodhimeve vendore dhe diaspora.
“Ne besojmë që ky vend ka nevojë shumë për mbështetje shtetërore. Ne na duhet një kryeministër që bën reforma të thella dhe një Qeveri e reformave”, tha ai.