Njëri nga ish- komandantët e UCK-së, Fatmir Limaj ka folur për numrin e veteranëve.
Ai në emisionin D Plus në TV Dukagjini ka theksuar se lufta e UCK-së ka qenë vullnetare.
“Nuk ka pasur ftesa, sikurse në Kroaci. Në Kosovë ka qenë luftë vullnetare. Askush askëndin nuk e ka thirrë në luftë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, ka pasur raste që dikush ka luftuar disa muaj, pastaj ka ikir nga lufta. Mirëpo, i njëjti është kthyer sërish dhe ka marrë armën.
“Aty ku kam qenë unë, në Brigadën time kanë qenë nga 1000-1200 ushtarë”, tha ai.
Ndonëse nuk ka dhanë shifra të sakta, sipas tij, fajtor për numrin e veteranëve është ligji aktual për veteranët.