Prishtinë, 11 nëntor – Iniciativa socialdemokrate (Nisma) e përshëndeti vendimin e Panelit zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP) për fshirjen nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, të votave nga Serbia, me çka koalicioni i kësaj partie Aleanca Kosova e Re (AKP) e kalon pragun prej pesë përqind për fitimin e vendeve në Parlamentin e Kosovës, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, në konferencë për shtyp deklaroi se pas vendimit të PZAP-së, koalicioni të cilën ai e udhëheq ka fituar 5,12 për qind të zgjedhjeve dhe do të ketë gjashtë deputetë në Parlamentin e ri.
Limaj e vlerësoi vendimin PZAP-së, si ligjor dhe të guximshëm, ndërkohë e akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ( KQZ) se të enjten e kaluar, me 7 nëntor, kanë bërë falsifikat zgjedhor, me atë që kanë publikuar vendime përfundimtare të paligjshme, me të cilën koalicioni NISMA-AKR ka mbetur jashtë Parlamentit, me të fituara 4,98 për qind të votave.
“KQZ publikoi rezultate përfundimtare të paligjshme dhe kjo nuk është rezultat përfundimtare Vendimi të cilën e solli sot PZAP për anulimin e votave të parregullta nga Serbia dhe rinumërimin e 1,472 vendvotime tregoi se KQZ-ja nuk ka shpallur asgjë, për shkak se nuk kishte rezultate te rregullta”, njoftoi NISMA.
Duke vendosur për ankesat e pjesëmarrësve në zgjedhje, lidhur me rezultatet të cilët i publikoi KQZ-ja, PZAP- sot i pranoi ankesat e koalicioni NISMA-AKR për fshirjen e rezultateve përfundimtare të votave të arritura nga Serbia dhe e udhëzoi KQZ-në të kryejë rinumërimin e votave në 1,472 vendvotime.(koha.mk)