Limaj: Javën e ardhshme përfundon puna në Platformën për dialog

Fatmir Limaj bënë me dije se javën e ardhshme do të përfundojë puna në platformën për bisedime dhe më pas ajo do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës. Nëse nuk do të mund ta unifikojnë faktorin politik në Kosovë të paktën duhet të unifikojnë qëndrimet tha ai, po ashtu tha se janë duke punuar në draftimin dhe përfundimin e platformës për dialog.

“Shpresoj që ajo platformë të paraqes ose të reflektojë qëndrimet e përbashkëta të faktorit politik të Kosovës, që do të dërgonte një mesazh dhe se Kosova përfundimisht ta ketë një pozicion zyrtar në raport me dialogun me Serbinë” tha Limaj. (rtk)