Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i gatshëm për postin e kryeministrit, nëse është e nevojshme dhe ka besimin e qytetarëve. Ai ka thënë se Nisma e sheh vetën në qeverinë e ardhshme dhe do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve.
Në pyetjen se a e sheh vetën në pozitën e kryeministrit, Limaj është përgjigjur me “pse jo”.
“Nëse e kam besimin e qytetarëve pse jo, ne jemi në politikë për të arritur këto objektiva. Kurdo që ta kem besimin e qytetarëve, asnjëherë nuk i shmangem besimit të tyre”, ka thënë Limaj.
Por, më e rëndësishme për të është se ai e sheh Nismën në qeverinë e ardhshme.
“Nisma e sheh vetën në Qeverinë e ardhshme”, është shprehur Limaj.