Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një video-mesazhi ka falënderuar mbi dy mijë anëtarë të rinj, të cilët muajin e fundit i janë bashkuar partisë të cilën ai e drejton.
Kreu i Nismës ka thënë se ndihet i nderuar që së bashkë me anëtarët e rinj dhe të tjerët që do t’i bashkohen Nismës, do të punojnë në shtrirjen në çdo cep të këtij subjekti.