Zëvendëskryeministrti Fatmir Limaj iu gëzua lajmit për votimin pro për vazhdimin e procesit drejt liberalizimit të vizave për kosovarët nga Parlamenti Evropian, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Mirëpo për Limajn kjo nuk është e mjaftueshme.
Përmes një shkrimi në Facebook ai tha se vullneti i treguar nga PE-së “duhet kulmoj me heqjen e vizave në një të ardhme sa më të afërt”.
“Lajm i mirë që Parlamenti Evropian rikonfirmoi sërish me shumicë votash që Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Vullneti i demonstruar në Parlamentin Evropian duhet kulmoj me heqjen e vizave në një të ardhme sa më të afërt. Qytetarët tanë po mbahen padrejtësisht të izoluar dhe kjo padrejtësi duhet të përfundoj sa më parë” ka shkruar Limaj.