Ish-zëvendëskryeministri Fatmir Limaj thotë të ketë kaluar një jetë të vështirë. Por ai ndihet me shumë fat. I gjithë fati thotë t’i jetë ruajtur në të dy martesat e tij. Thotë se me bashkëshorten e parë ka kaluar një jetë të lumtur nga e cila u lindën katër fëmijë.
Njësoj thotë të ketë edhe martesën aktuale.
“Nëse kam pasur fat kam pasur fat në martesa”, tha Limaj.
“Nëse diçka kam pasur fat në jetën time kam qenë në martesë. Se rrallë ndodh me pas fat në dy martesa”, shtoi ai në emisionin Tete a Tete me Adelinën në Kanal10.
“Në martesën e parë bashkëshorten e kam pasur shok të jetës, bashkudhëtare”, shpjegoi Limaj.
“Njësoj edhe tani. Gruan e kam shok të jetës, në momentet më të vështira të jetës sime ka ardhur. Në momente kur u përcaktua për mua jetë e vdekje ishte me mua”, tha i pari i Nismës.