Prishtinë, 15 nëntor – Zëvendëskryeministri kosovar Fatmir Limaj i porositi ministrit serb të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq se as ai, as cilido tjetër nuk mund të përcaktojë se kush do të jetë negociuesi nga ana kosovare në negociatat me Serbinë.
Shefi i Diplomacisë serbe dje, në seancën e Këshillit të Sigurisë (KS) të Kombeve të Bashkuara, në të cilën është diskutuar për Kosovën, kërkoi Limaj të mos e udhëheq ekipin qeveritar kosovar për negociatat me Serbinë të cilat zhvillohen nën udhëheqësi të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Limaj në deklaratë për KosovaPress tha se Daçiq, me keqpërdorimin e pranisë në KS edhe njëherë e tregoi “hipokrizinë e politikës serbe” dhe joseriozitetin dhe josinqeritetin në lidhje me dialogun.
Në shtator të këtij viti Qeveria kosovare formoi ekip për negociata me Serbinë, të udhëhequr nga Limaj dhe në të cilin gjenden edhe disa anëtarë të Qeverisë, ndërsa është parashikuar të përfshihen edhe përfaqësuesit e partive opozitare në Kuvendin kosovar.