Lille është një nga shoqëritë më aktive në Europë përsa i takon kërkimit të lojtarëve të rinj të talentuar, të cilët më pas me shitjen e tyre i sigurojnë klubit të ardhura të mëdha. Drejtori sportiv i skuadrës, Luis Campos këtë here synon të “peshkojë” në Turqi.
Drejtuesi i klubit francez është shumë pranë mbylljes me sukses të marrëveshjes me Galatasaray-n për talentin 19-vjeçar Mustafa Kapi, i cili ka berë një punë shumë të mirë me skuadrën e të rinjve duke tërhequr kështu vëmendjen e francezëve. Transferimi në Francë i Mustafa Kapi një mundësi e artë për karrierën e lojtarit.