Për Nicolas Pepe vjen edhe konfirmimi i fundit që do të largohet këtë verë nga Lille. Eshtë trajneri Christophe Galtier që pohoi se sulmuesi ka oferta nga klubet më të rëndësishme në Europë dhe i duhet të vendosë se ku do të shkojë. Trajneri i nënkampionëve të Francës tha se Pepe meriton një klub të madh pasi ka bërë gjëra të jashtëzakonshme dhe e pret një e ardhme e shkëlqyer. Për 23-vjeçarin është një garë 4-she mes Bayern Munchen, Liverpool, Inter dhe Atletico Madrid që mund të shpenzojnë deri në 70 milionë euro për shërbimet e tij.