Shkup, 13 gusht – Lile Stefanova, prokurorja speciale, e cila përfaqëson lëndën e PSP-së për rastin “Perandoria”, kundër Orce Kamçevit dhe të tjerëve, ka filluar të japë dëshmi në Prokurorinë për krim të organizuar për rastin “Zhvatja”, shkruan Koha. Ky është intervestimi i dytë i një prokurori special nga Prokuroria për krim të organizuar, pasi dje rrëfimin e saj e ka dhënë prokurorja Elizabeta Josifovska. (koha.mk)