Lile Stefanova nuk pajtohet që ti kthehet pasaporta Kamçevit

Ish-prokurorja special Lile Stefanova nuk pajtohet që ti jepet dokument i përkohshëm Orce Kamçevit me qëllim që të udhëtojë jashtë vendit për takime biznesi. Prokuroria edhe zyrtarisht konfirmoi se ka dhënë mendim negativ deri tek Gjykata Penale në lidhje me këtë çështje.

Tani i takon Gjykatës të vendosë nëse do të marrë parasysh mendimin e Stefanovës apo për kërkesën e të akuzuarit në rastin “Perandoria” të Orçe Kamçev.

Përndryshe, Kamçev ishte nën hetim nga PSP-ja për pastrim parash, për çka edhe ishte në paraburgim, por me mendim pozitiv të PSP-së tashmë të shuar, ai u lirua nga Shutka, ndëra më pas edhe iu kthye pasaportë e përkohshme.

Rasti “Perandoria” tani më është në duart e Prokurorisë Themelore Publike, ndërsa me urdhër të PTHP-së me rastin përsëri udhëheq Lile Stefanova.