Mesfushori tashmë veteran i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila ka lënë grumbullimin e kuqezinjve të Panuccit, në prag të ndeshjes që do të zhvillohet në Ber Sheva, ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kavajasi është nisur menjëherë drejt Janinës, ku edhe luan me skuadrën e këtij qyteti, pasi bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit, vajzën që do të mbajë emrin Axa. Burime pranë Kombëtares Kuqezi thonë se lojtari ka marrë një lejë 24-orëshe, dhe duhet të rikthehet sërish nesër, për t’u vënë në dispozicion të Panuccin, por gjithçka mbetet për t’u parë.