Arlind Pashollari, apo i njohur ndryshe me emrin e artit si “LiL G” vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës Koha dhe tregon për projektet e tij në muzikë. Artisti i njohur që jeton në Helsinki të Finlandës thotë se së shpejti vjen në një duet me Darjan…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Je rikthyer me projekt të ri, na fol pak më shumë rreth bashkëpunimit që keni pasur, fabula e këngëve?
Projekti që do dali tani është bashkëpunim me Darjan, kënga është shumë e fortë dhe shpresojmë që të pëlqehet nga publiku. Ne si gjithmonë jemi munduar të punojmë diçka të bukur dhe të veçantë, tani vlerësimin ja lëmë publikut, xhirimet e videos janë bë në Durrës dhe Tiranë kurse kënga është realizuar në studion Mb Music.
KOHA: Gjatë gjithë kësaj periudhe keni qenë aktiv, ku e gjenë energjinë?
Nuk është se kam qenë shumë aktiv kam bërë pak pushime pasi jetoj jashtë dhe kjo më pengon pak për ti realizuar projektet ashtu si i kam planifikuar.
KOHA: Kush ju ndihmon nga ana financiare e realizimit të projekteve apo të gjitha i mbulon vetë?
Të gjithë realizimet e projekteve të mia i mbuloj vetë nga shpenzimet.
KOHA: Fiton aq sa e meriton apo sa për të mbuluar shpenzimet?
Unë fitoj aq sa duhet me jetu mirë (qesh), muzikën e kam pasion nuk është se e bëj për fitime.
KOHA: Kujt i tregon sekretet?
Sekretet nuk tregohen, sepse po u treguan nuk mund t’i quajmë sekrete.
KOHA: Jetoni në …?
Jetoj në Helsinki të Finlandës.
KOHA: Ku e shihni veten në muzikë?
Veten e shoh aty ku duhet, normale që ka dhe më mirë po me punë arrihet gjithçka tani për tani jam duke punuar shumë projekte shpresoj që rezultatet të jenë të mira.
KOHA: Sa e vështirë është depërtimi në tregun muzikorë shqiptarë?
Unë nuk e kam pasur dhe shumë të vështirë të depërtoj në skenën shqiptare se në vitet 2010 kur bëja muzikë unë gjërat kanë qenë ndryshe, po sot gjërat kanë ndryshuar, sot ka shumë talente që nuk kanë mundësi ekonomike e për këtë nuk janë aty ku duhet të ishin gjithashtu ka e nga ata ose ato që kanë lekë bëjnë një këngë një video e ja ku u bënë këngëtarë, (qesh).
KOHA: Do publikoni edhe këngë tjera deri në fundvit?
Krahas këtij videoprojekti që jam në përfundim jam duke e punuar me albumin gjithashtu edhe një këngë të re, e cila poashtu do jetë me videoklip.