Komunën e Tetovës sot e vizitoi zëvendëskryeministri Hazbi Lika, i cili me kryetaren e komunës Teuta Arifi sot, në Ditën e Mësusit, më 7 mars, diskutuan rreth projekteve të cilat shumë shpejt do të fillojnë të marrin formë dhe trajtë në komunën e Tetovës, për sa i përket zhvillimit të infrastrukturës shkollore dhe përforcimit të kapaciteteve të mësimdhënies në shkolla.
“Besoj që fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të mirrëfilltë mes pushtetit qendror dhe atij lokal do të të sjell rezultatet e shumëpritura të cilat do t’i shijojnë nxënësit, mësuesit, profesorët dhe të gjithë qytetarët e Tetovës. Arsimimi edhe edukimi i gjeneratave të reja janë rruga jonë për një të ardhme të ndritur, dhe është detyrë e jona të ndërtojmë dhe shtrojmë atë rrugë me plot ndërgjegje dhe përkushtim”, tha Arifi pas takimit.