Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese mbrëmë në Kuvend të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës.
Sipas Likës, Qeveria me përkushtim vazhdon të reflektojë në favor të interesit të qytetarëve dhe stabilitetit në shtet.
“Hap pas hapi, shtegut drejt BE dhe NATO-s po i afrohemi! Me 81 vota pro sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese, nismë dhe akt historik i cili zyrtarizon emrin e ri të shtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Qeveria me përkushtim vazhdon të reflektojë në favor të interesit të qytetarëve dhe stabilitetit në shtet!”, thekson zëvendëskryeministri Lika, dhënë përmes llogarisë së tij në Fejsbuk.