Stefan Lihtshtainer ka njoftuar se po largohet nga Juventusi në fund të sezonit. “Kam nevojë për sfida të reja”, ishin ndër fjalët e para të futbollistit pas fitores së brendshme kundër Bolonjës me rezultat 3-1. Ai u tha gazetarëve se ka ardhur në fund të ciklit jetësor të Torinos dhe se ka nevojë për sfida të reja. “Këto janë 14 ditët e mia të fundit në Juventus. Kam nevojë për sfida dhe motivim të ri”, shtoi ai. Ndryshe, kontrata e 34-vjeçarit do të mbarojë më 30 qershor, ndërsa zvicerani ka veshur fanellën e “Bianconerëve” që nga viti 2011. Lihtshtainer nuk do të qëndrojë në Serie A, pasi luajti për Lacion nga viti 2008 deri në vitin 2011. “Jam përmirësuar në mentalitetin tim. Nuk e dija se çfarë do të thoshte të luaja për Juventusin pasi ka presion dhe obsesion për fitoren”, tha ai për “Sky Sport Italia”. “Në Lacio duhej të mbroheshim në mbrojtje, këtu në mesfushë. E ardhmja ime do të jetë jashtë Italisë. Unë nuk do të them ku ende, pasi që nuk e kam nënshkruar ndonjë marrëveshje”, deklaro Lihtshtainer. Kujtojmë se lojtari deri më tani ka pasur 300 paraqitje në ligën elitare italiane dhe ka shënuar 15 gola. Theksojmë se me Juventusin ka fituar 12 trofe të ndryshëm duke përfshirë gjashtë tituj të kampionit ndërsa me Lacion e ka fituar Kupën dhe SuperKupën e Italisë.