Liht: Serbia ka bashkëpunim më të mirë ekonomik me Kosovën, sesa me Rusinë

10

Kryetarja e Fondit të Beogradit për Politikë, Sonja Liht, thotë se Serbia ka bashkëpunim shumë më të madh ekonomik me Kosovën sesa me Rusinë. “Këto janë fakte, kjo mund të verifikohet në shifra”, tha ajo.

“Shikojeni si duket bashkëpunimin midis dy odave ekonomike [Kosovës dhe Serbisë]. Shikojeni sa është eksporti ynë në Kosovë. Shikojeni se si për biznesmenët tanë, nga fermerët tek ofruesit e shërbimeve, është aq i rëndësishëm tregu i Kosovës”, tha Liht për REL.

Ajo shtoi se është e dhimbshme të mohohet, “ose të harrojmë se deri në çfarë shkalle është i rëndësishëm avansimi i këtyre marrëdhënieve për zhvillimin e dy vendeve, përcjell Telegrafi.

“Për një gjë, unë pajtohem plotësisht me Aleksandar Vuçiqin, se është e domosdoshme një marrëveshje historike. Nuk më pëlqen të përdor termin ‘historik’ për shkak se po keqpërdoret tmerrësisht ky term, por ne kemi nevojë për një kontratë shoqërore, e cila do të ishte e një rëndësie historike mes dy popujve, qytetarët e të dy shoqërive, e cila do të bazohet në domosdoshmërinë që në të ardhmen të bashkëpunojmë shumë më seriozisht”, tha Liht.

Comments are closed.