Pas Premier League, ka ardhur radha e Ligue 1, që ka publikuar kalendarin e kampionatit 2019/20. Një kampionat që do të fillojë me 10 gusht me një përplasje të rëndësishme, Monaco-Lyon.
Kampionët në fuqi të PSG-së do të utojnë në “Parkun e Princave” kundër Nimes. Do të debutojë në shtëpi edhe Marseille e Villas Boas, që do të presë në “Velodrome” Reims.
Përballja e parë direkte për PSG-në do të jetë në javën e gjashtë (22 shtator) kundër Lyon, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 9 shkurt në Paris. Në javën e 11-të (27 tetor), skuadra e Tuchel do të përballet me Marseille (kthimi më 22 mars), ndërsa dy javë më pas do të jetë Lyon që do të sfidojë OM.
Në fundin e nëntorit do të jetë raundi i parë mes PSG-së dhe Monaco-së në Principatë, ndërsa në javën e shtatë do të zhvillohet derbi i Rivierës Franceze mes Monaco dhe Nice. Një tjetër ndeshje e rëndësishme do të jetë ajo mes Lyon dhe St Etienne, që në Francë njihet si “Le Derby” dhe që do të luhet me 6 tetor dhe 1 mars.
Programi i javws sw parw (10 gusht): Brest-Toulouse; Montpellier-Rennes; Lille-Nantes; Angers-Bordeaux; Strasbourg-Metz; Monaco-Lyon; Dijon-St. Etienne; Nice-Amiens, Paris SG-Nimes; Marseille-Reims.