Shkup, 21 nëntor – Mbrojtje më e madhe e prodhimeve bujqësore, rregullim shtesë i shfrytëzimit të pesticideve dhe zbatim të masave pa pesticide, parasheh ligji i ri për fitofarmaci që kaloi në seancën e djeshme qeveritare.
Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, për herë të parë lejohet përdorimi i i organizmave të gjalla në luftën me sëmundjet dhe dëmtuesit (insektet dhe kafshët tjera që ushqehen me dëmtuesit e bimëve) të cilët nuk e rrezikojnë mjedisin jetësor. Rregullohet dhe u jepet mundësia për përdorimin e këtyre organizmave të gjalla në të ashtuquajturat kultura minore, si majdanozi, karota, hudhra.. Për këto kultura deri tani nuk ka pasur mbrojtje përkatëse nga sëmundjet dhe dëmtuesit, për ç’arsye prodhuesit bujqësor kanë pësuar dëme të mëdha.
Në mënyrë shtesë rregullohet edhe puna e barnatoreve bujqësore dhe vendoset bazë ligjore për ndjekjen e vazhdueshme të sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë në zinxhir të plotë në prodhimtarinë bimore.
Me tekstin e propozuar, për herë të parë zbatohen certifikata, trajnime dhe dhënie e provimit shtetëror e këshilltarëve dhe personave të punësuar në barnatoret bujqësore, me ç’ka rregullohet profesionalizimi i kuadrove.
Ndalohet edhe shitja e kimikaleve të rrezikshme të cilat përdoren si prodhime të fitofarmacisë në barnatoret bujqësore. Vendoset rend në tregtinë e lirë të LANETE dhe pesticideve tjera me të cilat helmohen manarët dhe kafshët jo shtëpiake. Krijohen baza të reja të të dhënave dhe rritet besimi i prodhimeve të Maqedonisë në aspekt të sigurisë dhe cilësisë