Shkup, 22 korrik – Teksti i ri i ligjit për Prokurori publike në të cilën Prokuroria speciale publike integrohet në Prokurorinë publike për krim të organizuar dhe korrupsion gjatë javës, e mundur është që nesër të gjendet para deputetëve në Kuvend, njofton Koha.mk
Debati për PSP-në e re ka arrit në Dhomën legjislative, pas dështimit të mbajtjes së takimit të liderëve ku mes tjerash duhej të diskutohet edhe për ligjin e Prokurorisë publike.
Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski deri në moment të fundit, të premten e kaluar nuk e ka ndryshuar qëndrimin se nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve, nëse nuk do të bisedohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare me çka kryeministri Zoran Zaev doli në pres konferencë dhe e paralajmëroi hapin e ri në tentimin ky ligj të miratohet e që është një nga kushtet që vendi në tetor të merr dritë jeshile për fillim të negociatave.
Teksti i ri i ligjit siç ka theksuar Zaev javën e kaluar në vete përfshin një pjesë të madhe të vërejtjeve të opozitës, ndërsa ai atëherë tha se për shef të ardhshëm të PSP-së e propozon Villma Ruskovskën. Opozitarja VMRO-DPMNE është pajtuar për integrimin e sistemit të Prokurorisë publike, por nuk pajtohet ajo të drejtohet nga Ruskovska.
PSP-ja e re do të riemërtohet në Prokurori publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë me kompetenca në gjithë territorin e vendit dhe garanci për aktivitet të pavarur e cila përgjigjet në pozicionin e tanishëm, ndërsa është në kierarki dhe vartësi me Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të gjithë prokurorët e PSP-së mund të vazhdojnë të punojnë në këtë Prokurori të re. Mandati i tyre skadon më 15 shtator, ndërsa kanë të drejtën e rizgjedhjes nëse duan të kandidohen. E njëjta vlen edhe për personelin tjetër, ndërsa arkivi, pajisja do të transferohen në Prokurorinë e re.
Zaev ka thënë se me këtë vendim do të sigurohen struktura e deritanishme dhe resurset e PSP-së në formë të re dhe pa kurrfarë mundësie politikanët të vendosin për përbërjen dhe udhëheqësinë. Ato vendime do t’i sjell Këshilli për prokurorë publik.
Në tekstin e ligjit është ndërtuar dispozitë se njeriu i parë i kësaj Prokurorie publike do të mund të shkarkohet vetëm me dy të tretat e shumicës nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të prokurorëve.
Lartësia e mjeteve për punën e PP për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë do të rregullohet me propozim buxhetin dhe planin financiar të shefit të këtij institucioni, i cili më pas i dorëzohet prokurorit publik në vend dhe Ministrisë së Financave ndërsa Qeveria dhe Kuvendi nuk do të mund ta ndryshojnë planin financiar të propozuar dhe obligohen të sigurojnë mjete financiare për punë pa pengesa.
“Pasi e deponoi dorëheqjen e saj Katica Janeva dhe sot e propozojmë këtë tekst, nuk shohim zgjedhje të opozitës për t’iu shmangur bisedimeve dhe marrëveshjeve për këtë çështje përveç nëse nuk e ka për qëllim edhe më tej t’i shkaktojë dëm shtetit dhe të mbrojë krimin e dikujt”, tha Zaev.
Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë do të jetë kompetente për format më të ndërlikuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, i njohur si korrupsioni i jakave të bardha, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Paga e shefit të Prokurorisë Publike përcaktohet me shumën prej pesë për qind më të vogël se paga e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa paga e prokurorëve publikë në këtë prokurori është në lartësinë e pagës së shefit të drejtuesit të Prokurorisë Publike të Lartë.
Me ligjin, thonë nga Ministria e Drejtësisë, është përforcuar pavarësia personale e prokurorëve publikë dhe është paraparë garanci në pajtim me të cilën prokurorët publikë të kësaj prokurorie publike nuk mund të udhëzohen në kohë për ta kryer funksionin e prokurorit publik në prokurori të tjera publike.
Me dispozitat kalimtare, është paraparë ligji të fillojë të zbatohet më 15 shtator.
Sipas Mickoskit, propozimi ligji nuk është propozim për vendosjen e një prokurorie që do të jetë e pavarur dhe e cila do ta përndjek krimin e vërtetë por qëllimi i vendosjes së Prokurorisë që do të jetë sipas tekeve të Zaevit dhe në funksion të oktapodit.
I pyetur se pse Ruskoska është e papranueshme për prokurore të re publike në këtë sektor, lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se ajo është përzgjedhja e Zaevit dhe është personifikim i punës joprofesionale nën dirigjimin politik.
Për ministren e Drejtësisë nga ana tjetër, Renata Deskoska, rasti “Reket” vetëm e ka përshpejtuar realizimin e idesë që të integrohen PPS dhe PP.
Ministrja Deskoska këtë fundjavë tha se kjo ide është vendosur në tryezë nga ana e Ministrisë në negociatat me opozitën për ligjin e ri për PP dhe thotë se pret nga VMRO-DPMNE-ja ta pranojnë ligjin e propozuar nga Qeveria sepse sektori për krim të organizuar ka treguar se mund të ballafaqohet me rastet e korrupsionit të lartë.
Prokurorja Ruskovska, nga ana tjetër, thotë se nuk është konsultuar për ligjin e ri për Prokurori publike dhe është befasuar nga publikimi për të. Me siguri do të ketë disa vërejtje për ligjin të cilin akoma nuk e ka parë në mënyrë të detajuar. “Vlerësoj se Prokuroria e lartë duhet t’i përfaqësojë lëndët e prokurorisë së re para Gjykatës së Apelit”, tha Ruskovska.
Sipas saj prokuroria e re mund ta hapë nga fillimi lëndën “Perandoria”. Për ligjin nevojitet shumicë prej dy të tretave, ndërsa kryeministri Zaev javën e kaluar theksoi se është optimist dhe se kjo do të arrihet. Përmendi se është e nevojshme ligji të sillet kësaj vere, më së miri gjatë këtij muaji, çështja nuk guxon të prolongohet duke e pasur parasysh atë që presim datë për negociatat.
Ligji për Prokurori Publike dhe për zgjidhjen e statusit të PPS-së, së bashku me luftën e përforcuar kundër korrupsionit është edhe njëra prej kërkesave të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim. (koha.mk)