Shkup, 6 shtator – Nëse debati në Parlament për Ligji për gjuhën shqipe ka ashpërsuar tonet mes deputetëve për shtrirjen e tij në rang vendi, masat e specifikuara për mbrojtjen e gjuhës gjatë përdorimit institucional janë ato që preokupojnë më shumë gjuhëtarët, shkruan gazeta KOHA. Edhe pse deri tani nuk është janë përfshirë as ekspertë apo institucione, si katedra, institute e të tjera, gjuhëtarët janë të mendimit se masat për mbrojtjen e gjuhës duhet të jenë rigoroze, ndërsa licencimi i lektorëve një prej hapave të parë që duhet të ndërmerren. Sipas Ligjit, nëse do të miratohet pa ndryshime, rolin e vëzhguesit do ta luajë Agjencia për zbatimin e gjuhës shqipe, që do të jetë kompetente për standardizimin dhe përdorimin e njehsuar të saj. Përkatësisht ky institucion do mbështesë përkthimin dhe lekturimin e dokumenteve, e të tjera. Në të parashikohet të punësohen përkthyes, linguistë dhe filologë, si edhe lektorë të licencuar. Për profesorin Asllan Hamiti, pranë Katedrës së… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)