Shkup, 6 korrik – Ashtu siç kishte shkruar gazeta KOHA gati një muaj më parë, ashtu edhe ndodhi. Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do të përgatitet këto tre muaj, konkretisht para zgjedhjeve lokale, por nuk është e sigurt se kur i njëjti do të miratohet nga deputetët e Parlamentit të Maqedonisë. Madje, Paralelisht në Parlament, ligji për shqipen do të dërgohet edhe në Komisionin e Venecisë. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, në fjalën e tij për reformat e tre mujorit të parë, në Dokumentin strategjik të ashtuquajtur “ Plani 369”, ka informuar se ky ligj, pasi të përgatitet nga Qeveria, do të dërgohet para deputetëve dhe në Komisionin e Venecisë. “Në fushën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, në frymën e kohezionit, Qeveria u dakordua për avancimin e implementimit të elementeve legjislative. Miratimi i një propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve nga ana e Qeverisë, i cili më tej do të dorëzohej në Parlament dhe në Komisionin e Venecisë”, ka thënë sot Osmani, megjithëse në “Planin 369”, përmendet vetëm “konsultimi në Komisionin… (më gjerësisht në numrin e sotëm të gazetës KOHA)