Shkup, 17 janar – Me regjistrim të suksesshëm fitojnë qytetarët dhe shteti, porositën dje nga LSDM-ja në pushtet, ndërsa VMRO-PDMNE opozitare përsëriti se po përgatitet për aksion për grumbullim të nënshkrimeve me të cilat do të kërkohet anulim i ligjit për regjistrim, për të cilin pardje përfundoi debati në Kuvend.
Mjaft me bllokada të pamatura, frenime, polarizim, deklaroi Stefan Vasev nga LSDM, duke porositur liderin e opozitës, Hristian Mickoski se regjistrimi nuk votohet përkatësisht ato nuk janë zgjedhje, por është operacion statistikor.
“Pas gjashtë humbjeve zgjedhore mund të kuptojmë se Mickoski ka frikë nga qytetarët, por nuk duhet të frikësohet, në regjistrim nuk votohet, ato nuk janë zgjedhje, ai është operacion statistikor, Mjaft me bllokada të pamatura, frenime, polarizim. Regjistrimin e suksesshëm Mickoski mund ta konsiderojë si edhe një humbje të tij, por regjistrimi nuk është zgjedhje, aty nuk ka humbës dhe fitimtarë, Me regjistrim të suksesshëm fitojnë qytetarët, fiton shteti”, deklaroi Vasev nga LSDM.
Nga VMRO DPMNE ndërkaq theksuan se po përgatisin dokumente, të cilat diuhet t’i parashtrohen Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që të mund të kryhet aksioni për grumbullim të nënshkrimeve në terren, por, siç tha zëdhënësi partiak Naum Stoillkovski, deri te ajo mund edhe të mos vijë nëse pushteti tërhiqet nga sjellja e ligjit të këtillë.
E përsëriti qëndrimin e partisë se ligji është pa metodologji dhe përmban indikacione për operacion politik, e jo statistikor.
Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për MIA-n porositi se nuk ekziston terminologji që përdorë shprehjen bojkot i regjistrimit.
“Ju mund të mos i njihni rezultatet, ajo është legjitime, megjithatë nuk ekziston shprehje do t’u bëjmë thirrje qytetarëve ta bojkotojnë regjistrimin.
Kuvendi pardje pas tre ditëve e prëfundoi debatin rreth Propozim-ligjit për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në RMV, në pajtim me të cilin pas 19 viteve vendi këtë vit duhet ta kryejë këtë operacion statistikor. Rreth Propozim-ligjit, siç është paralajmëruar, do të votohet në vazhdim të kësaj mbledhjeje, që duhet të caktohet plotësisht.
Në fjalimin para përfundimit të debatit, ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq theksoi se shteti dhe sistemi janë të gatshëm për regjistrim, sepse, siç tha, gati 20 vjet nuk është realizuar një operacion i tillë, ndërsa është me rëndësi të madhe për zhvillimin e shtetit. Dëshmi për gatishmërinë tha, është edhe raporti i Komisionit Evropian, në të cilin është shënuar progres i mirë, veçanërisht në zbatimin e pilot fazës nga regjistrimi i popullatës, si dhe testimi i metodologjisë së re.
Në vend, regjistrimi i parë është mbajtur në vitin 1948. Janë bërë tetë regjistrime, ndërsa i fundit, në vitin 2002. Në vitin 2011 filloi të realizohet një operacion i tillë statistikor, por u ndërpre.