Shkup, 19 dhjetor – Qeveria në seancën e sotme të rregullt do ta shqyrtojë Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes do të shqyrtohet edhe informacioni për negociatat përfundimtare për dakordimin e marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak midis qeverive të Maqedonisë dhe Turqisë.
Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në rend dite janë edhe informacioni për bashkimin e shtëpive të shëndetit dhe spitaleve të përgjithshme në vendet e banuara, plani veprues për zhvillimin e kujdesit postoperativ jashtë spitaleve për pacientët dhe planin veprues për projektin “Vendosja e vaksinimit kundër pneumokokës dhe viruseve”.
Para anëtarëve të Qeverisë është edhe Informacioni për funksionimin e trupit kombëtar koordinues kundër dhunës në familje, Informacioni për formimin dhe mbështetjen e kooperativave bujqësore, si dhe konstatimi për shfuqizimin e shpalljeve për dhënien e tokës bujqësore me qira shumëvjeçare dhe shkëputjen e marrëveshjeve prej 18.08.2004 deri 04.12.2004.
Me propozimin e NP “Rrugët e Maqedonisë” ministrat do t’i shqyrtojnë edhe ndryshimet dhe plotësimet e programit vjetor për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2017, si dhe Informacionin për mjete financiare për furnizimin e mekanizimit të nevojshëm dhe nevoja të tjera për funksionimin normal të NP “Rrugët e Maqedonisë”.