Shkup, 13 mars – Ligji për Prokurorinë publike është një nga ligjet e rëndësishme përmes të cilit do të vlerësohet gatishmëria e shtetit tonë të krijojë bazë juridike për luftë serioze kundër krimit dhe korrupsionit, ndërsa sjellja e tij, vlerësojnë nga Ministria e Drejtësisë, është një nga kriteret më të rëndësishme për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.
“Qëllimi kyç i Ministrisë së Drejtësisë është ky ligj të krijojë sistem të përmbajtur, me garancione efikase për luftë profesionale kundër krimit dhe korrupsionit, sistem i cili nuk do të përmbajë amnisti të fshehur, as mundësi kushdo që mund ta shmangë drejtësinë. Kusht për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian është sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike në të cilin PSP do të fitojë bazë për ekzistim të përhershëm në sistemin juridik të shtetit tonë, vazhdim të procedurave të cilat e njëjta i udhëheq ligji pa amnisti të fshehur”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Nga Ministria e Drejtësisë potencojnë se në disa kthime kanë treguar se një nga sfidat e rëndësishme është kufizimi i kompetencës mes Prokurorisë Speciale Publike dhe Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të organizuar.
“Vendimi i cili është propozuar është në linjë të propozimit të përmbajtur nga grupi i punës, i përbërë nga prokurorët, gjykatësit, ekspertët. Në periudhën e shpalljes së ligjit në Regjistrin elektronik nacional vetëm të dispozitave, nga organizatat joqeveritare nuk hyn çfarëdo lloj propozimi më ndryshe për ndryshim të këtyre dispozitave”, citohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Vendimi ligjor i miratuar nga Qeveria, thuhet në kumtesë, përmban garancione për autonominë dhe funksionalitetin e PSP-së dhe kjo ishte njëra nga çështjet e cila është debatuar edhe nga aspekti i kushtetutshmërisë dhe përshtatjes.
Në lidhje me shfrytëzimin e “bombave” në kumtesë thuhet se, ajo është një çështje për të cilën kanë treguar se është sfidë e veçantë për arritje të pajtueshmërisë nga dy të tretat e deputetëve në Kuvend.
Ministria e Drejtësisë në prill të vitit 2018 hapi proces të përgatitjes së Ligjit për Prokurorinë Publike, e cila është pjesë e Strategjisë për reforma në sektorin gjyqësor 2017-2022. Për shkak të transparencës së procesit, të dy ligjet ishin shpallur dhe ishin organizuar edhe punëtori në të cilat janë diskutuar vendime të caktuara të përmbajtura në të dy tekstet ligjore.
Nga Ministria u bëjnë thirrje të gjithëve të cilët mund të ofrojnë vendime më të mira për ndryshime dhe plotësime të ligjit, të njëjtat t’i dërgojnë te Ministria në afatin e mundshëm më të shkurtër, me qëllim që të mund të intervenohet për përmirësim të tekstit gjatë procedurës në Kuvend.