Shkup, 12 dhjetor – Vepër të re penale “pengimin e drejtësisë” dhe rishqyrtimin e dispozitave për krimin nga urrejtja, mosdënimin e viktimës nga tregtia me njerëz dhe mosëdënimin e fëmijës viktimë, parashikojnë ndryshimet e Kodit Penal që sot janë përkrahur nga Qeveria.
Në seancën e rregullt, Qeveria i miratoi ndryshimet e Ligjit për gjykata dhe të Ligjit për Këshill gjyqësor.
“Ndryshimet e Ligjit për gjykata janë me flamur evropian, ndërsa dalin nga nevoja për reforma të gjyqësisë në Maqedoni, të projektuar në Strategjinë për reforma në sektorin e jurisprudencës. Ndryshimet janë në drejtim të rritjes së pavarësisë, por edhe të përmirësimit të cilësisë së gjyqësisë. Parashikon kritere të ashpërsuara për zgjedhje të gjykatësit dhe ridefinimit të bazave për shkarrkimin dhe konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësve”, informojnë nga Qeveria.
Qëllimi kryesor i Propozim-ligjit për Këshill gjyqësor është vendosja e kritereve të matura cilësore për vlerësimin e punës së gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatës në çdo dy vite. Propozim-ligji është në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venecies dhe të Grupit të vendeve kundër korrupsionit (GREKO), ndërsa me të krijohet bazë për konfirmimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit gjyqësor.
Propozim-ligji i ri parashikon edhe procedurë më transparente për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit gjyqësor dhe gjykatësve, ndërsa krahas ministrit, të drejtë vote në Këshillin gjyqësor nuk do të ketë as kryetari i Gjykatës kushtetuese.