Shkup, 26 nëntor – Se Ligji për gjuhët nuk do të miratohet në fund të këtij viti, ashti siç premtoi ditë më parë zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, por do të pritet fundi i janarit të vitit të ardhshëm, e konfirmon për gazetën KOHA kryetari i Komisionit parlamentar për çështje evropiane, Artan Grubi. Shkak për këtë shtyrje, sipas Grubit, janë aktivitetet e ngjeshura parlamentare, që nga debati për buxhetin, miratimi i ligjeve prioritare për gjyqësorin e deri tek fjalimi vjetor i presidentit Gjorgje Ivanov. “Të hënën fillohet me debatin për Buxhetin që merr kohë deri në dy javë, duhet të zgjedhjet prokurori i ri, do ti jepet prioritet ligjeve që prekin reformat në gjyqësor, gjithashtu do të votohet për emrat e rinj në dikastere qeveritare, si dhe fjalimi vjetor i presidentit Ivanov. Sipas parashikimeve të mia, Ligji për gjuhët do të pres janarin – fundin… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)