Ligji për gjuhët pas miratimit do të shkojë në Komisionin e Venecies

Shkup, 24 janar – Ligji për përdorimin e gjuhëve pasi që sërish do të votohet në Kuvend do të shkojë për mendim në Komisionin e Venecies, pas çka vërejtjet e marra do të sendërtohen në ligj.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, në konferencën e sotme për shtyp e përsëriti qëndrimin e Qeverisë se Ligji është në pajtueshmëri me Kushtetutën e shtetit dhe se është votuar në atmosferë demokratike, me mbështetje të shumicpës së deputetëve. Ai me atë rast edhe njëherë u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të kthehen në Kuvend për të marrë pjesë në debatin e amandamenteve në lexim të tretë të ligjit, që është caktuar për të hënën.

“Vendi ku deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare duhet t’i parashtrojnë propozimet e tyre është Kuvendi i RM-së. Sa i përket Komisionit të Venecies, Qeveria që më 4.08.2017 solli konkludim se Ligji pas miratimit në Kuvend do të shkojë i plotë për mendim në Komisionin e Venecies, ndërkaqkur të kthehet në Republikën e Maqedonisë, ekziston konsensus politik dhe vullnet politik që të gjitha vërejtjet dhe mendimet e Komisionit të Venecies do të implementohen në ligjin e njejtë”, tha Boshnjakovski në pyetjen e gazetarëve.

Ai përsëriti se shuma për implementimin e Ligjit është 106 milionë denarë dhe se nuk janë paraparë shpenzime plotësuese as punësime të reja por do të përdoren të punësuarit ekzistues në administratën shtetërore. Ligji pasi që të fillojë të zbatohet, do të bëhet analizë shtesë e hollësishme.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u soll më 15 janar nga shumica parlamentare me mosprani të opozitës. Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi dekretin për shpallje por e ktheu prapa në Kuvend me vërejtje në tekstin e ligjit të arsyetuar në 14 faqe. Ligji sërish do të vihet në votim para deputetëve më 29 janar.