Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të mbledhjes së 15-të duhet ta vazhdojë debatin rreth Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Deputeti mbrëmë deri vonë diskutuan rerth këtij ligji dhe patën mendime të ndara për të. Opozita akuzoi se ligji është jokushtetues dhe me të shkelen procedurat, ndërkaq diskriminohen edhe bashkësitë më të vogla etnike. Për shumicën parlamentare, ndërkaq, ligji nuk e rrezikon karakterin unitar të shtetit dhe do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet.
Para vazhdimit të mbledhjes së 15-të, Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 16-të në të cilën do të diskutojë rreth ndryshimeve të Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovci – Shtip me të cilin me aneks të marrëveshjes parashihet vazhdimi i afatit për ndërtimin e këtij aksi rrugor. Vazhdimi i ndërtimti nuk do të ektë implikime shtesë financiare ndaj Buxhetit.
Minsitri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski të hënën deklaroi se me Aneksin e marrëveshjes që e miratoi Qeveria propozohet afati për ndërtimin e autostradës Milladinovci – Shtip të vazhdohet deri në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm. Afatin plotësues e kërkoi kryesi, sepse nuk ka arritur ta përfundojë ndërtimin deri më 1 maj të këtij viti.