Veles, 8 tetor – Si institucion jemi të gatshëm që ta zbatojmë mendimin e ekspertëve të Komisionit të Venecias për Ligjin për gjuhët, tha kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në fabrikën për prodhimin e suiçeve elektrike për automobila “Markart” në fshatin Kalaslar të Velesit. Ai shtoi se bëhet fjalë për draft version të tekstit. “Të gjithë atë që e propozojnë është në nivelin e praktikave evropiane dhe dëshirojmë që të mësojmë nga Komisioni i Venecias. Thamë se e respektojmë Komisionin e Venecias, i cili do ta japë mendimin e tij final, sepse deri më tani siç komentuan, që është më e rëndësishme se sundimi i së drejtës dhe pritja që të fitohet drejtësi ose përdorimin e gjuhës. Mund të japim sqarime se sa janë të rëndësishme e drejta e gjuhës dhe e drejtësisë, që në fund të mund të japim mendimin tonë dhe të munden ata ta formojnë mendimin e tyre”, tha kryeministri Zaev.
Në pyetjen e gazetarëve për vërejtjet e deputetit të BDI-së Artan Grubi, i cili komenton se çmimi i paqes është i pakrahasueshëm me çmimin e zbatimit të ligjit, gjegjësisht se me ligjin është blerë paqja, kryeministri Zaev theksoi se ligji është e drejtë njerëzore që del nga e drejta e përdorimit të gjuhëve dhe gjuha është mjet komunikimi, që bën që jetën ta kemi më të lehtë. “Prej këtu vjen edhe bukvalisht përdorimi i gjuhëve. Kjo është e drejtë kushtetuese e qytetarëve. Asgjë nuk ka ndryshuar në shtetin tonë, ndërsa qytetarët kanë të drejtë shtesë që ta përdorin”, tha Zaevi. Ai gjatë kësaj theksoi shumë shembuj praktikë për përdorimin e gjuhës, si gjatë marrjes së ndihmës sociale dhe se si kjo do të shërbejë nëse një grua e moshuar di vetëm gjuhën shqipe ose një grua rome e cila jeton në Shuto Orizare dhe nuk di mënyrë tjetër që të komunikojë që ta realizojë të drejtën e saj.
“Definitivisht duhet të jemi demokratë që të sjellim ligj, ndërsa Komisioni i Venecias do të na japë njoftimet e tij dhe përfundimisht jemi të gatshëm që ta zbatojmë. Sepse nëse dëshirojmë të hymë në Bashkimin Evropian, duhet t’i respektojmë institucionet evropiane”, theksoi Zaevi dhe shtoi se në shtet gjithçka është transparente dhe të gjithë e dinë si si rrjedhin proceset.
Në lidhje me problemet në institucionet dhe të menaxherëve për mosnjohjen e gjuhës shqipe dhe se a planifikon Qeveria që maqedonasit të mësojnë gjuhën shqipe, ndërsa shqiptarët gjuhën maqedonase, kryeministri potencoi se si Qeveri janë për çdo ditë në dispozicion të qytetarëve që t’i mbështesin nevojat e tyre “jo vetëm që të japin trajnim për fuqi të kualifikuar të punës, por të mbështesin gjithçka që të krijojnë kushte më të mira për punë dhe që më lehtë qytetarët të gjejnë vend pune”. “Ne qëndrojmë në dispozicion të qytetarëve. Njohja e gjuhëve është pasuri. E dimë se në shtëpitë tona të gjithë i nxisim fëmijët që të mësojnë gjuhë sepse do t’iu duhet gjatë jetës. Për këtë, unë besoj se sa më shumë gjuhë që dimë, aq do t’iu ndihmojmë fëmijëve në planet e tyre për jetë. Qeveria do të mbështesë gjithçka që më lehtë të punësohen qytetarët, e veçanërisht të rinjtë”, potencoi kryeministri Zaev.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane sot në lidhje me Ligjin e gjuhëve deklaroi se duhet të pritet Komisioni i Venecias që të dalë me raport final, pas çka do të shihet se çka nga ajo mund t’i përgjigjet kontekstit tonë politik, e që është në kundërshtim me pikëpamjet e tij, në kundërshtim me Marrëveshjen Kornizë, në kundërshtim me pikëpamjet tona se si duhet ta zhvillojmë shoqërinë tonë multietnike dhe shtetin multientik.
Ministria e Drejtësisë dje theksoi se nuk do ta komentojë mendimin e ekspertëve të Komisionit të Venecias për Ligjin për gjuhët deri në miratimin e tij nga komisioni kur bëhet zyrtare. “Mendimi i ekspertëve të Komisionit të Venecias është cilësuar deri në miratimin e tij nga Komisioni kur bëhet zyrtare. Deri në zyrtarizimin e tij nuk do ta komentojmë, ndërsa sapo do të miratohet do ta fillojmë procesin e zbatimit të rekomandimeve që i përmban në të”, thonë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.