Shkup, 13 dhjetor-Parlamenti i Maqedonisë, të hënën me 17 dhjetor pritet ta shqyrtoj dhe miratoi amnistinë për një pjesë të të akuzuarve për rastin e “27 prillit”.
Ligji i ri për amnisti i propozuar nga Trupi për pajtim, sipas të gjitha gjasave pritet të përfshi 40 nga gjithësej 70 të akuzuar për ngjarjet e dhunshme që ndodhën vitin e kaluar në Parlament.
Ndonëse ende nuk dihet qartë se kush përvec deputetëve që i hapën dyert e Parlamentit do të përfshihet në aministi, pritjet janë që Ligji i ri nga gjithësej 33 të akuzaur për veprën penale “kërcëim terrorist të rendit kushtetues”, ti kaploi 25 të akuzaur dhe 15 të akuzuar të cilët ngarkohet për veprën penale “pjesë në turmë që e pengon personin zyrtar të kryej detyrën zyrtare”
Ndryshe, në dispozitat e ligjit në fjalë nuk pritet të përfshihen shtatë të akuzaurit për “tentim vrasjen” ndaj deputetit Zijadin Sela, 12 të akuzaurit për veprën penale “dhunë” dhe të akuzaurit që ngarkohen për përgjegjësi komanduese.
Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit, vazhdon edhe nesër. Përvec palës mbrojtëse e cila deri më tani prezantoi dëshmi plotësuese, një gjë të tillë për të premtën e ka paralajmëruar edhe prokurorja nga Krimet e rënda Villma Ruskoska, raporton KOHA.