Ligji për administratorët shkakton përplasje të ashpër në Kuvend

Vllatko Gjorçev nga VMRO akuzon Aleksandar Kiracovskin nga LSDM se kanë tentuar të mbajnë seancë të Komisionit për sistem politik pa opozitën që të mund ta kalojnë Propozim ligjin fshehurazi.

Gjorçev akuzoi sekretaren e përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova se ka urdhëruar arkivin e Kuvendit të mbyllet me qëllim që VMRO të mos i kishte mundësi të dorëzoj amendamente.

Kiracovski, i cili është kryetar i Komisionit për sistem politik nënvizoi se VMRO përpiqet të bllokojë Ligjet në interes të administratorëve me qëllim që të përfitojnë poena politike?!

Seanca e Komisionit është ndërprerë ndërsa nuk dihet se kur dhe a do të vazhdoj punën.

Gjorçev dhe Kiracovski për momentin mbajnë konferencë për mediumet.