“Ligji i skllevërve”, mijëra hungarezë në shesh kundër qeverisë

2

Rreth 2000 qytetarë u mblodhën para ndërtesës së parlamentit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për legjislacionin e ri. Disa demonstrues u gjunjëzuan, një gjest simbolik ky për të treguar se ata po i kthejnë në skllevër. Më parë, përfaqësuesit e opozitës e kritikuan ligjine ri duke equajtur atë si një “ligj skllevërish”.

Sipas raporterëve policia ka përdorur gjithashtu gazin lotsjellës kundër protestuesve. Ligji parasheh rritjen e numrit të orëve shtesë jashtë orarit të punës, që mund të pretendohen nga një punësuar në vit nga 250 sa është aktualisht orët shtesë mund të arrijnë deri në 400.

Përveç kësaj, punëdhënësit mund të kërkojnë deri në tre vjet kohë që të paguajnë ose të kompensojnë punëtorët për orët shtesë që kanë punuar, deri tani ka pasur një afat prej një viti. Sindikatat kanë frikë që punonjësit mund të shfrytëzohen prej punëdhësve të për të punuar jashtë orarit dhe pa pagesë adekuate.

Për projektligjin, 130 anëtarë të partisë qeverisëse Fidesz të kryeministrit të së djathtës Viktor Orban votuan në favor. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve MIT, ligji kaloi me 52 vota kundër dhe një abstenim. Qeveria me amendamentin, dëshiron të forcojë të drejtat e punëdhënësve, ta bëjë tregun e punës më fleksibël dhe të mbështesë investitorët e rëndësishëm siç janë prodhuesit e makinave gjermane.

Në seancën parlamentare, ka pasur skena trazirash. Opozita u përpoq më kot për të parandaluar votimin me anë të pengesave, fishkëllimave dhe sirenave. Deputetët e tyre i bllokuan shkallët për në pultin e kryesisë, duke edetyruar kështu nënkryetarin e parlamentit ta drejtonte seancën nga karrikja e deputetit.

Deputetja e majtë liberale, Timea Szabo iu afrua Orbanit, i cili e ndiqte seancën nga poltroni i qeverisë dhe i fryu atij me një bilbil në fytyrë. Shefi i qeverisë e duroi atë me sy të mbyllur, por duke qendruar i qetë. Rreth 10.000 vetë demonstruan të shtunën (08.12) në Budapest kundër rregullimit të orëve shtesë të punës jashtë orarit dhe kufizimin e të drejtave të punëtorëve. Ata iu përgjigjën një thirrjeje të sindikatave.

Comments are closed.