Nxënësit francezë që kthehen nga pushimi i verës nuk do të jenë më në gjendje të përdorin telefonët e tyre gjatë ditëve në shkollë. Në fillim të kësaj vere Franca ndaloi të gjithë nxënësit nën 15 vjeç që të përdorin celularët, tabletat dhe orët inteligjente në çdo pikë gjatë ditës.
Qeveria është e shqetësuar që nxënësit po bëhen shumë të varur dhe të hutuar nga telefonat e tyre. Ligji i ri mbarëkombëtar i miratuar nga Presidenti Francez Emmanuel Macron, do të prekë shkollat e mesme dhe fillore. Shkollat do të merren në mënyrë të pavarur me logjistikën se si studentët do të mbahen larg telefonave të tyre.
Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer në qershor përshëndeti legjislacionin si “një ligj për shekullin XXI”, dhe tha se ai do të përmirësonte disiplinën midis 12 milion nxënësve shkollorë të Francës, raportoi Agence France-Presse.