Shkup, 25 tetor – “Prioritet le të jetë shëndeti i qytetarëve”, “Ligj i tillë nuk na duhet”, “Iniciativë e palogjikshme”, “ligji i tanishëm ishte ndër të rrallët që mund ti thuash Ligj i mirë”, “Askush nuk ka të drejtë të përfitojë në llogari të shëndetit tim”, “Të mos kthehemi një hap mbrapa”… njofton Koha.mk. Këto janë disa nga komentet që qytetarët i kanë publikuar bashkë me nënshkrimin në peticionin online kundër paralajmërimeve për Ligj të ri për duhan. Peticioni për 15 orë, që kur është publikuar ka grumbulluar 2.700 nënshkrime. “ Të mos lejojmë të shembet njëri nga Ligjet e rralla që është për mbrojtjen shëndetësore të njeriut. A thua përfitimi i pak njerëzve vlen sa shëndeti dhe jeta e një njeriu?”, thuhet në thirrjen e peticionit online të cilën iniciatori planifikon ta parashtrojë deri tek qeveria. Kudnër ligjit është shprehur edhe Ministria e Shëndetësisë, të cilët theksojnë se edhe pse pirja e duhanit është zgjedhje personale, kjo shkakton dëm të madh tek pirja pasive e tij.