Laura PAPRANIKU
Shkup, 12 shkurt – Ndryshimet dhe plotësime e fundit që pësoi Ligji i teksteve shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, të miratuar tanimë nga Kuvendi i Maqedonisë me procedurë të përshpejtuar, sipas zëvendësministrit të Arsimit, Arbër Ademit, do të ndikojnë dukshëm në rritjen e cilësisë së teksteve shkollore. Kjo, sepse janë përshpejtuar afatet kohore që kanë të bëjnë me intervenimin dhe korrigjimin e të gjitha lëshimeve në tekstet e botuara paraprakisht si dhe krijimin e mundësive që të njëjtat të gajden në treg, shkruan gazeta KOHA. Por, çështje që ka mbetur të e rregullohet në kuadër të rregulloreve për paraqitjen në Konkurset për përgatitje e teksteve shkollore është gjuha në të cilën mund të paraqesin dorëshkrimet autorët ose shtëpitë botuese. Ligji, në këtë pikë nuk ka ndryshime. Zëvendësministri Ademi, thotë se sa i përket çështjes së dorëshkrimeve situata është e njëjtë sikurse në Ligjin paraprak, mirëpo me siguri që do të ofrohet zgjidhje në kuadër të rregulloreve që do të nxirren në ët ardhmen apo edhe përmes nxjerrjes së një Ligji tërësisht të ri për tekstet shkollore.
“Në Ministrisë e Arsimit dhe Shkencës ekziston mendimi se Ligji aktual për tekstet shkollore duhet të rishikohet si tërësi dhe duhet të mendohet që të sillet një Ligji krejtësisht. Me ndryshimet dhe plotësimet e fundit ligjore kemi synuar që të hapim rrugë për të përmirësuar dhe korrigjuar sa më shumë dhe sa më lehtë tekstet aktuale”, pohon për KOHA, Ademi.
Risia kryesore e Ligjit të ndryshuar dhe plotësuar është se mundëson korrigjim të shpejtë të gabimeve, që janë të konstatuar në të kaluarën apo që mund të evidentohen në të ardhmen. “Pra nëse konstatohet një problem, në librin veçomë të miratuar për përdorim, Shërbimi Pedagogjik ka të drejtë të iniciojë procedurë për shqyrtimin e kontesteve që mund të paraqiten”, pohon Ademi, ndërsa sqaron se kontestet që do të hapin nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të një libri të caktuar mund të jenë në aspektin profesional, metodologji, teknik si dhe në rrafshin e përkthimeve dhe adaptimeve të teksteve shkollore. Këshilli Pedagogjik, në këtë rast do të kërkojë nga botuesi, respektivisht autorët që të bëjnë propozime për ndryshime në atë tekst shkollor është atë në një afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës në fjalë.
Madje, në këtë pikë, Ligji u mundëson edhe vetë botuesve, respektivisht autorëve që me vetiniciativë të japin për propozime për ndryshimin e pjesëve që mund të vlerësojnë se janë me lëshimet e lartpërmendura. Konkretisht, “botuesit dhe autorët mund të propozojnë korrigjimin e pjesëve të teksteve shkollore edhe pa u kërkuar të njëjtat nga Këshilli Pedagogjik”, sikurse shprehet zëvendësministri. Procedurat e mëtejme, sqaron ai, vazhdojnë me shqyrtimin e atyre propozimeve nga Këshilli Pedagogjik apo komisioni përkatës detyra e të cilit është që në afat prej 15 ditëve të jep vlerësime për propozimet e bërë paraprakisht. Në raste të këtilla, kur komisioni jep vlerësim pozitiv, pra se teksti shkollor duhet korrigjuar, atëherë ministri i Arsimit dhe Shkencës sjell aktvendim me të cilin konstaton se vlen leja për përdorim e atij teksti shkollor, kurse botuesi është i obliguar të botojë tekste të reja me inkorporimin e ndryshimeve përkatëse. Ligji jep gjithashtu mundësinë e bashkëngjitjes së shtojcave për libra të caktuar, pra për të cilët është konstatuar një lëshim dhe më pas është marrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e tij. Shtojcat dhe librat do të përdoren njëkohësish, sakaq nëse botuesi, respektivisht autori nuk u përmbahet këtyre rregullave në raste të këtilla do të merret leja për përdorimin e atij teksti shkollor.
“Të gjitha këto zgjidhje të ofruara me Ligjin e ri të teksteve shkollore janë në kuadër të gabimeve apo kontesteve që nuk tejkalojnë 30 përqindëshin e materiale të atij libri”. Një tjetër risi e këtij Ligji është se u jep të drejtë shtëpive botuese dhe autorëve që të nxjerrin në treg librat të cilët janë lejuar nga MASH për përdorim në shkolla. Por, sikurse sqaron zëvendësministri Ademi, kusht për këtë është që çmimi i librave në treg mos jetë më i larët se çmimi me të cilën janë blerë të njëjtat libra nga MASH-i. Ky rregullim ligjor është bërë me qëllim që ti mundësojë secilit që është i interesuar të ketë qasje deri te librat e rij, pasi cikli i botimit të teksteve shkollore do të behet në çdo pesë vjet. Pra, përjashtim bëjnë vetëm librave të ciklit të ulët të arsimit nëntëvjeçar, nga klasa e parë deri të tretën, kompletet e të cilave do të botohen çdo vit. (koha.mk)