Ligji i gjuhëve, Qeveria e ndarë për punësimet

Qeveria është e ndarë në vlerësime nëse duhet të ketë ose jo punësime të reja për zbatimin e e Ligjit të Gjuhëve. Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika thotë se punësime duhet të ketë pasi në listat e administratorëve nuk kanë numër të konsiderueshëm të personave të kualifikuar për përkthime dhe lekture, andaj dhe janë të detyruar që të kërkojnë kuadro që përmbushnin kriteret për zbatimin e ligjit.

Mendoj që do të ketë nevojë sepse në administratën publike tani të punësuar ka pak persona me fakultete adekuate dhe shpresoj se këtë numër do ta plotësojmë nëpërmjet konkurseve publike. 01:15 “Ndërkohë që ne jemi në punë e sipër për të identifikuar të gjitha kuadrot që mund të japin kontribut dhe që mund të sistemohen në Agjencinë për implementimin e gjuhës. është një punë shumë voluminoze sepse është një administratë shumë e madhe, pra një administratë shteti- deklaroi Zv/kryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika.

Por, zëdhënësi i qeverisë, Mile Bosnjakovski ditë më parë tha për televizionin Alsat se për zbatimin e ligjit për gjuhët nuk do të hapen vende të reja pune pasi për dy institucionet që dalin nga Ligji për gjuhët, do shfrytëzohen vetëm administratorët aktual.

Nuk do të ketë nevojë për punësime të reja pasi që siç kemi thënë edhe më herët, mendojmë se administrata publike ka mjaftë kapacitete dhe njerëz të cilët duhet të shfrytëzohen në mënyrë adekuate dhe të cilët kanë njohuri të mirë edhe të gjuhës shqipe por edhe të gjuhëve të tjera ku do të ketë nevojë. Kështu që idea është që të shfrytëzohen kapacitetet poseduese- kishte thënë më herët zëdhënës i Qeverisë Mile Boshnjakovski.

Në pikën 3 të nenit 18 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, thuhet megjithatë theksohet nevoja për punësime të reja.

“Në Agjencinë përkrah përkthyesve të autorizuar gjyqësorë, punësohen edhe gjuhëtar dhe filolog të diplomuar në gjuhën shqipe si dhe lektorë të licencuar.”

Ekspertë të albanologjisë dyshojnë në gatishmërinë e administratorëve aktual, për të përkthyer dhe lekturuar andaj ata kërkojnë që punonjësit që do të zgjidhen për tu sistemuar në Agjencinë për gjuhët, të kenë të kryer fakultetin e gjuhës, filologjisë ose të jenë lektorë të licencuar. Ekspertët paraprakisht kërkojnë që të njëjtit të kryejnë edhe kurs intensiv pranë katedrave gjegjëse të albanologjisë në Shkup. Sipas ligjit të miratuar, për mos zbatim të ligjit për gjuhët, janë paraparë dënime nga 4 mijë deri në 5 mijë euro. Ky ligji është paraparë që t’i kushtojë shtetit 106 milion denarë apo 1.7 milion euro mjete këto mjete do të sigurohen nga buxheti i shtetit. (alsat)