Shkup, 20 janar – Gjuha shqipe do të jetë zyrtare në nivel vertikal deri në majen e piramides shtetërore nëpër rajonet ku jetojnë shqiptarët, deklaron zëvendëkryeministri Bujar Osmani.
Sipas tij do të ketë edhe nga ata të cilët do të tentojnë të gjejn alibi për mos përdorim, andaj dëshiron qytetarët të jenë të përgaditur sepse kjo rrugë do të jetë me shumë sfida.
“Me ligjin e ri gjuha shqipe do të jetë zyrtare në nivel vertikal deri në majen e piramides shtetërore. Në Presidencë, Parlament, Qeveri, ministritë, në gjyqësor dhe institucione tjetra nëpër rajonet ku jetojnë shqiptarët. Këtu ka disa specifika që duhet një prej paleve të jetë shqiptarë, për shembull duhet të jetë ministri, administratori, udhëheqësi, qytetari ose një prej paleve në komunikim zyrtarë me shtetin duhet të jetë shqiptarë që të jetë gjuha shqipe në përdorim zyrtar”, thotë zëvendës-kryeministri Osmani, transmeton Koha.
Do të ketë bojkot, ka theksuar Osmani, edhe të hapur dhe të fshehur nga ata të cilat do të tentojnë të gjejn alibi për mos përdorim, ose do të gjejnë alibi se kinse nuk kemi përkthyes, pajisje ose teklnologji, kështu që dua që qytetarët të jenë të përgaditur se nuk do të jetë rruga e shtruar kjo do të jetë me shumë sfida.