- Vizitorët duhet të kenë me vete pasaportën në çdo kohë.
Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Japonia e ka me ligj, që policët mund të ndalin mysafirët në çdo kohë në rrugë, që tu kërkojnë të identifikohen. Për këtë të huajt çdo herë duhet ta kenë me vete pasaportën që të dëshmojnë identitetin e tyre. Nëse kapeni pas pasaportë, mund të arrestoheni.
- Pirja e duhanit është e lejueshme në shumicën e bareve dhe restoranteve, por edhe në çdo ambient të jashtëm.
Deri së voni, duhanpirësit e kanë pasur luksin që të tymosin kudo në Japoni, brenda dhe jashtë – atje madje duhani është shumë lirë krahasuar me vendet tjera. Duhanpirja ka qenë shumë dominuese. Sidoqoftë sipas “Japan Times” janë bërë ligje që të ndalohet duhanpirja në hapësirat urbane, përfshirë rrugët, baret dhe restorantet që nuk e kanë zonat e ndara, për duhanpirësit dhe jo duhanpirësit.
- Pirja dhe ngrënia në hapësirat e jashtme
Na Japoni është e lejueshme që njerëzit të mund të pinë dhe hanë në ambient të jashtëm. Madje ka makina që ofrojnë pije si birrë, madje edhe festivalet si Hanami, ku pjesëmarrësit mund të pinë në piknik. Edhe nëse pini në rrugë, në park apo në plazh atëherë nuk do t’i bëni shumë përshtypje askujt.