Numri i madhi dispozitave ligjore, institucioneve dhe organeve në urbanizëm, por edhe niveli i lartë i të drejtave diskrete gjatë lëshimit të licencave dhe kryerjes së mbikëqyrjes, e bëjnë sektorin e urbanizmit ti nënshtrohet apo që mund të bie nën korrupsion
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 17 prill – Numri i madhi dispozitave ligjore, institucioneve dhe organeve në urbanizëm, por edhe niveli i lartë i të drejtave diskrete gjatë lëshimit të licencave dhe kryerjes së mbikëqyrjes, e bëjnë këtë sektor ti nënshtrohet apo që mund të bie nën korrupsion. Njëherësh, edhe ekspansioni ndërtimor dhe ekspansioni ndërtimor është rezultat i aktiviteteve korruptuese – por edhe opinionit të heshtur dhe të kundërthënë ndaj njëri-tjetrit. Kjo ndër të tjerash u theksua në tryezën e rrumbullakët nga ana e koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, e mbështetur edhe nga agjencia amerikane USAID.
Si rreziqe potenciale gjatë vlerësimit anti-korrupsion të Ligji për planifikim urbanistik janë edhe një numër i madh i ligjeve që kanë të bëjnë me rregullimin e këtij sektori, mungesa e dispozitave të qarta dhe të sakta siç janë definicionet për hapësirat bruto dhe neto të ndërtuara, mos saktësimi se cila ministri është kompetente për planifikimin e hapësirës, si dhe procedurat e paqarta për suspendimin e planeve urbanistike dhe përgjegjësia për dëmet, thotë Darko Avramovski, konsulent nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”. Sipas tij, një problem shtesë në këtë drejtim është edhe Ligji për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, që obligon përfshirjen e këtyre objekteve në planet e reja urbanistike si dhe Ligji për financimin e komunave – që fatkeqësisht, sipas tij, më së shpeshti bazohet në aktivitetet ndërtimore dhe lëvizjen e pronave. Në ndërkohë, numri një i Komisionit për Anti-Korrupsion, Biljana Ivanovska thotë se gjatë punës së tyre kanë hasur në probleme serioze lidhur me shitjen e tokës ndërtimore. Ajo shprehet se nevojitet që qartë të definohet se çka është interesi publik i shtetit, si dhe të ulet përqindja që mund të blihet për të kompletuar parcelën ndërtimore.
Sipas saj, sikur po bëhet një kaos gjatë shitjes së tokës ndërtimore të shtetit nga njëra anë, dhe Ligjit për denacionalizim nga ana tjetër që nuk ju kthen tokën shfrytëzuesve të vërtetë, por si interes publik po mundësohet disponimi me tokën, ku ndërkohë shteti e shet atë si tokë ndërtimore. Si shembull për këtë, ajo e theksoi shitjen e tokës karshi hotelit “Holidej In”. Ivanovska thotë se familja nuk ka mundur të kthejë tokën e saj përmes denacionalizimit. Një vit pas shitjes, ajo merr lajmërimin se do të kompensohet me 600 mijë denarë për 650 metër katror – që është larg mendjes. Kohë më parë, edhe konferenca për uljen e korrupsionit në sektorin privat dhe shtetëror e organizuar nga shoqata “Konekt” dhe ajo e këshilluesve tatimor, theksoi se ekzistojnë mekanizma dhe rregullativë, por mungon implementimi i politikave për uljen dhe luftimin e korrupsionit. Vlerësohet se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë rezultat i bashkëpunimit dhe ndërveprimit të të gjithë palëve si sektori i biznesit privat dhe ai i shtetit, institucionet shtetërore dhe sektori qytetar. Frank Janmat, udhëheqës i sektorit për çështje ekonomike pranë delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, theksoi se korrupsioni ka ndikim negativ në të gjitha fushat e jetesës duke filluar nga biznesi, investimet, arsimi, vendet e punës, inovacionet si dhe ambient i pastër, infrastгuktura publike, shëndeti dhe siguria. Njëherësh gjetjet e projektit janë se kompanitë po ndjejnë se korrupsioni i pengon në udhëheqjen e biznesit. Megjithatë, afaristët ndjejnë se nuk kanë fuqi që në mënyrë individuale të ndryshojnë gjërat. Andaj nevojitet që angazhim dhe luftë e përbashkët e të gjithë palëve që të ndërtohet një shoqëri me tolerancë zero ndaj korrupsionit.
“Kompanitë e ndjejnë ngarkesën e korrupsionit, dhe nuk e pranojnë atë si të mirëqenë, për shkak se ju pengon për biznesbërjen. Sidomos ju pengon atyre kompanive që dëshirojnë të imponohen në treg me cilësi dhe produktivitet, dhe jo përmes veprimeve korruptues”, thotë Nikica Kusenikova nga shoqata “Konekt”. Njëherësh vlerësohet se korrupsioni është një ‘rrugë me dy kahje’, dhe të gjithë në shoqëri duke filluar nga niveli individual ndaj atij kolektiv, duhet të ndryshojnë kulturën dhe perceptimin për këtë fenomen dhe së bashku të kontribuojnë në mos për zhdukjen e korrupsionit si një dukuri që e gërryen ekonominë dhe shoqërinë në përgjithësi, së paku për uljen sa më të madhe të saj. (koha.mk)