Fakulteti filologjik pranë Universitetit “Goce Delçev” nga Shtipi sot organizon dy ligjërata nga sfera e gjuhës dhe letërsisë italiane me mysafirë nga universitete nga Italia. Ligjërata e parë “Hapësira në neorealizmin italian” do ta mbajë Ana Stefanovska nga Universiteti në Padova, ndërsa profesori Alfonso Amendolla nga Universiteti në Salerno do të flasë për teatrin dhe kinematografinë italiane. Në ligjëratat është paralajmëruar prania e ambasadorit italian në Maqedoni, Karlo Romeo dhe profesoreshës Karmeliza D’Alesio.