Shkup, 22 janar – Qeveria sonte në seancën e 116-të e miratoi Plan-programin për realizimin e Planit për ajër të pastër për vitin 2019, i cili bazohet në katër komponenta: masa për përballje direkte me shkaqet e ndotjes; ndërtim i vetëdijes publike nga mosha parashkollore dhe pensioniste; ndryshime rregullatore të domosdoshme për tranzicion ndaj sistemit energjetik me emision të ulët dhe implementim të platformës për koordinim dhe përcjellje të realizimit të programit.
“Programi për zvogëlim të ndotjes së ajrit e vërteton edhe dedikimin e mjeteve të siguruara në vlerë prej dy milionë eurove. Paratë do të dedikohen për financimin e zëvendësimit të sistemeve ekzistuese joekologjike për ngrohje nëpër shtëpi, kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, objekte shëndetësore dhe objekte administrative në qytetet më të ndotura në vend, si dhe për furnizimin e filtruesve për ajër në hapësira të mbyllura në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, objekte shëndetësore dhe objekte administrative, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Në planin aksional për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019 janë futur edhe nisma në tre organizata civile, që kanë të bëjnë me përpunimin ueb-faqes së veçantë, ku në mënyrë të thjeshtë do të numërohen të gjitha masat që duhet t’i zbatojnë institucionet shtetërore dhe të instalojnë filtra në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sidomos në ato me veprimtari shtetërore.