Mbrojtësi anësor i Milani Ricardo Rodriguez ishte shumë pranë kalimit te Fenerbahce, por duket se ka qenë Liga Turke e Futbollit, që ka bllokuar të paktën momentalisht këtë transferim.
Shkak është bërë respektimi i rregullores financiare nga ana e Fenerbahces, ndërsa vetë presidenti i klubit ka lënë të hapura negociatat, duke thënë se do të apelojë menjëherë vendimin e ligës.
Rodriguez ka mbetur në pankinë, pasi Theo Hernandez po kalon një moment fantastik, ndaj drejtuesit e Milani shpresojnë ta shesin për të përfituar sadopak, ndërsa përveç turqve, mbrojtësi zviceran kërkohet edhe nga PSV.
Me mjaft interes po e ndjek këtë situatë edhe Interi, pasi në rast se kalimi i Rodriguez te Fenerbahce do të mbyllet me sukses, turqit do t’i ndezin dritën jeshile kalimit të Viktor Moses te klubi zikaltër që në janar.