Shkup, 4 shtator – Sot në program do të jenë ndeshjet e xhiros së gjashtë në elitn e futbollit vendor. Skuadra e Shkëndijës pas pesë xhirove të zhvilluara jashtë Tetovës, sot rikthehen në Stadiumin e Qytetit në Tetovë për të zhvilluar ndeshjen ndaj ekipit të Makedonija Gj.P.
Tre fitore, një barazim dhe 10 pikë nga pesë xhiro ka grumbulluar Shkëndija, e që në ndeshjen e së dielës do të kërkojë fitoren e re dhe arkëtimin e tre pikëve të reja.
“Hera e fundit që kuqezinjtë u përballën me Makedonija Gj.P. ishte ndeshja e zhvilluar në muajin prill kur në Stadiumin e Qytetit në Tetovë kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3:1 me dy golat e Dorievit dhe një të Sindrit Gurit.
“Rikthehemi në Stadiumin e Qytetit në Tetovë dhe kjo do të jetë motivacion shtesë për skuadrën. Pesë xhiro radhazi kemi luajtur në terren të huaj dhe prej tani besoj se gjithçka do të jetë më lehtë. Kundër Maqedonisë së Gjorçe Petrov, me ndihmën edhe të tifozëve tanë, shpresoj që do të arrijmë fitoren e radhës dhe do të arkëtojmë tre pikë të reja”, deklaroi Bruno Dita.
Futbollisti Suhel Muharemi me ekipin e Struga Trim Lum synojnë pikë edhe në Strumicë kundër Akademia Pandev, në ndeshjen e javës së 6-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Struganët kryesojnë renditjen me 15 pikë apo nga pesë ndeshje kanë po aq fitore. Ata sot në orën 16.00 janë par sprovës së radhës, por besojnë e shpresojnë se do të dalin ballëlart.
“Jemi në një situatë në të cilën secili ekip do të dëshironte të ishte, pa asnjë gabim deri tani dhe pse jo ta vazhdojmë këtë ecuri edhe në ndeshjet e radhës. Normalisht që Akademia Pandev është një ndalesë e vështirë për ne si skuadër, megjithatë kemi dëshmuar deri më tash se mund të përballemi me të gjitha ekipet dhe besoj se do e dëshmojmë të njëjtën edhe këtë fundjavë në transfertën në Strumicë”, tha Muharremi.
Në takimet tjera qo do të nisin në ora 16:00. Kampioni aktual i vendit FC Shkupi është mysafire e Bregallnicës, Skopje pret Pobedën dhe Sileski luan ndaj Tikveshit.