Skuadra e FC Shkupit dhe Shkëndijës nga Tetova kanë nisur me përgatitjet për ndeshjet e tyre të turit të dytë në Ligën e Konferencës, ku shpresohet te një ecuri sa më pozitive. Kështu të hënën kanë mësuar edhe kundërshtarë e raundin të tretë në rast të një kualifikimi të mundshëm.
Ekip i Shkëndijës është në avantazh në letër, për të kaluar në turin e tretë pasi së pari do të përballën me ekipin në Latvia FC Riga dhe në qoftë se arrin të kalon atëherë në raundin e tretë për kundërshtarë do të ketë fituesin e duelit Folgore (San Marino) – Hibernians (Malta).
Nga ana tjetër ekipi i FC Shkupit në raundin e dytë do të ndeshet me skuadrën portugeze Santa Clara dhe nëse arrin të kualifikohet në fazën tjetër atëherë do të luajë me fituesin e duelit Olimpija Ljubljana (Slloveni) – Birkirkara (Malta). (F.N)
PËRBALLJET E TURIT TË TRETË:
SHKUPI (MKD) / Santa Clara (POR) vs Olimpija Ljubljana (SVN) / Birkirkara (MLT)
Folgore (SMR) / Hibernians (MLT) vs Riga FC (LVA) / SHKËNDIJA (MKD)
Prishtina (KOS) / Connah’s Quay Nomads (ËAL) vs Valur (ISL) / Bodø/Glimt (NOR)
Teuta (ALB) / Inter Club d’Escaldes (AND) vs Shamrok Rovers
Luzern vs Drita (KOS) / Feyenoord (NED)
Újpest (HUN) / Vaduz (LIE) vs Basel (SUI) / Partizani (ALB)
Limassol (CYP) / Vllaznia (ALB) vs Qarabağ (AZE) / Ashdod (ISR)
Universitatea Craiova (ROU) / Laçi (ALB) vs Anderlecht (BEL)