Në Nyon të Zvirës u hodh edhe shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, në të cilin kompeticion Maqedonia përfaqësohet nga 3 skuadra, teksa kundërshtarët e tyre të raundit të parë i mësuan Shkëndija dhe Akademia Pandevi.
Goglat si ekip rival për “kuqezinjtë” nga Tetova përcaktuan skuadrën armene të Ararat Yerevan, ndërkohë Akademia Pandev do të përballet me polakët e Lehia Gdansk.
Ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë me 7 korrik në Shkup, ndërsa Akademia Pandev në transfertë. Ndeshjet kthyese në program janë një javë më vonë.
Tri skuadrat kosovare, Llapi, Drita dhe Gjilani i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në rrethin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League.
Fituesi i Kupës, Llapi do të përballet me ekipin malazez, Buduçnost nga Podgorica, Kurse, Gjilani do të ketë punë me ekipin nga Letonia, FK Liepaja. Ndërkaq, nënkampioni dhe finalisti i Kupës, Drita do të ketë punë në këtë rreth me ekipin finlandez, Inter Turku.
Skuadra e Laçit është vënë përballë malazezëve të Iskra të Malit të Zi në turin e parë të shortit. Ndërkohë, Partizani do të përballet me Saburtalo të Gjeorgjisë, i cili merr pjesë në Europë në tre edicionet e fundit