Në 4 vitet e ardhshme që prej 2018 dhe deri në 2022, futbolli i ekipeve përfaqësuese të kontinentit europian do të luhet non-stop dhe do të transmetohet LIVE vetëm në Supersport, në Arenën e Kampionëve. UEFA Nations League që është projekti më i fundit i UEFA-s, do të nisë rrugën e gjatë në Shtatorin e vitit 2018.
55 federatat pjesëmarrëse do të ndahen në 4 divizione A–B–C–D në bazë të klasifiimit të përgjithshëm të UEFA-s dhe si bazë do të merret renditja në përfundim të eliminatoreve të Kupës së Botës 2018.
Divizionet A dhe B do të përfshijë 12 skuadra, ndërsa ai C 11 skuadra dhe divizioni D ku do të jenë 16 skuadra. Divizionet A dhe B do të kenë nga 4 grupe me po kaq skuadra ndërsa divizioni C një grup me tre skuadra dhe tre grue me katër. Në divizioin D do të formohen 4 grupe me nga 4 skuadra.
Pas fillimit të edicionit të parë do të aplikohet një sistem me ngjitje dhe zbritje nga divizionet dhe klasifiimet në UEFA Nations League do të caktojnë edhe skuadrat e para të eliminatreve të ardhshme europiane.
Gjithsesi, kjo është thjesht një ndarje virtuale bazuar në klasifikimin e UEFA-s deri në fillim të Shtatorit sepse pas fazës eliminatore do të caktohen përfundimisht edhe 4 divizionet që më pas do të ndahen edhe në grupe të veçanta. Interesant është fakti se Shqipëria ka përpara vetëm Slloveninë dhe Hungarinë përpara rrugës drejt divizionit B, çka reflekton edhe ecurinë pozitive të kuqezinjve gjatë viteve të fundit.
Nëse shorti do të hidhej sot, divizionet do të ishin konfiguruar në këtë mënyrë;
Divizioni A; Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja, Zvicra, Franca, Anglia, Italia, Polonia, Kroacia, Islanda, Uellsi.
Divizioni A; Rusia, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Suedia, Holanda, Ukraina, Bosnja, Austria, Turqia, Irlanda, Danimarka dhe Hungaria.
Shqipëria bën pjesë virtualisht në Divizionin C me skuadra si Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Skocia, Çekia, Rumania, Greqia, Bullgaria, Izraeli, Norvegjia, Qipro, Finlanda, Estonia dhe Azerbajxhani.
Ndërsa në Divionin D renditen me radhë 16 kombëtaret e fundit që mbyllin klasifikimin e përgjithshëm të UEFA-s.
Lituania, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Maqedonia, I. Faroe, Luksemburgu, Letonia, Moldavia, Kazakistani, Lihtenshtejni, Andorra, Malta, Kosova, San Marino dhe Gjibraltari.